Aktualitet

Berisha: Arjan Tase njeri i Kumbaros dhe Çuçit, pronari i skafit njeri i Ballës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:10 - 05/08/22 |
Opi Nion

Kreu i PD Sali Berisha e ka cilësuar sërish një krim shtetëror, vrasjen e vogëlushes Jonada Avdia në Potam.

Ai tha se Arjan Tase ka patur lidhje të forta me ministrat Çuçi dhe Kumbaro, ndërsa pohoi se skafi është në pronësi të Adhurim Kushit, njeri i Taulant Ballës.

“Të dhënat që dalin flasin për një krim të mirëfilltë shtetëror. Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh.

Skafisti ishte i palicensuar për përdorimin e skafit.

Skafi ishte në pronësi të Adhurim Kushit, një nga cunat e Taulant Ballës në Londër. Pra e kuptoni vetë origjinën e skafit.  Adhurim Kushi, punon akoma në Britani dhe blen skaf. Arjan Tase është me origjinë nga Përmeti u rikthye në punë nga Bledi veltari dhe ministrja Kumbaro. Ai nuk plotëspnte asnjë kusht për rikthimin në detyrë, përvec lidhjeve të forta që kishte me të dy ministra”, tha Berisha./Opinion.al

Pas