Kryesore

Berisha: Beteja e opozitës djegësat, edhe porti i Durrësit skemë gjigande mashtrimi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:37 - 05/08/22 |
Opi Nion

Duke folur për betejën opozitare përballë qeverisë, në një dalje për mediat, kreu i PD Sali Berisha deklaroi se kali i kësaj beteje do të jenë inceneratorët.

“Kali i betejës do të jenë djegësat”, u shpreh Berisha.

Por ai shtoi se do të konsiderohen edhe çështje të tjera, mes të cilave veçoi portin e Durrësit, ku tha se gjithçka do të jetë subjekt konfiskimi.

“ E morët vesh që në Portin e Durrësit kanë nisur të shesin apartamente. U bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimit se do jenë subjekt konfiskimi. Mos vendosni asnjë investim në një skemë gjigante vjedhje që shkon deri në 4-5 miliardë euro.Ftoj qytetarët e Durrësit të mos vendosin asnjë investim në në një skemë gjigande vjedhjeje që shkon në 4-5 miliardë euro”, tha Berisha./Opinion.al

 

Pas