Aktualitet

10-20 vite burg, çfarë ndryshoi akuza për ish-efektivin Arjan Tase  



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:46 - 05/08/22 |
Opi Nion

Prokuroria ka klasifikuar si vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte, ngjarjen e rëndë të Himarës ku vogëlushja Jonada Avdia ndërroi jetë pas goditjes nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase.

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë, arrest  me burg ashtu sikurse kërkoi edhe Prokuoria, që e klasifikoi vrasjen, nga vrasje e shkaktuar nga pakujdesia cilësuar nga AMP, në vrasje me dashje e kryer në formën e dashjes indirekte.

Sipas Nenit 76 të kodit penal, i cilësuar në vendim, kjo ngjarje dënohet nga 10-20 vite burg, ndryshe nga 5 vite burg që parashikoheshin në akuzën e parë./Opinion.al

Pas