Bota

Vizitoi Tajvanin/ Kina sanksione ndaj Pelosit dhe famijes së saj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:00 - 05/08/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme, Kina ka vendosur sanksione ndaj Nancy Pelosi dhe familjes së saj pas vizitës së kryetares të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA në Tajvan në fillim të kësaj jave.

Ministria e Jashtme e Kinës dënoi Pelosin për ato që i përshkroi si “veprime të tmerrshme dhe provokuese”, duke thënë se udhëtimi i saj në Tajvan përbënte “ndërhyrje serioze në punët e brendshme të Kinës”.

“Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi këmbënguli për të vizituar Tajvanin duke mos marrë parasysh shqetësimet serioze të Kinës dhe kundërshtimin e vendosur, duke ndërhyrë  në punët e brendshme të Kinës, duke dëmtuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, duke shkelur seriozisht parimin e një Kine dhe duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ditën e sotme.

Në këtë mënyrë, “Në përgjigje të veprimeve të ashpra dhe provokative të Pelosit, Kina ka vendosur të vendosë sanksione ndaj Pelosit dhe familjes së saj”, thuhet në deklaratë.

Vizita e Pelosit në Tajvan të mërkurën, ku ajo u takua me Presidentin Tsai Ing-wen dhe udhëheqës të tjerë, ka zemëruar Partinë Komuniste të Kinës, e cila e sheh ishullin demokratik të vetëqeverisur si territorin e saj, pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë.

Në një konferencë shtypi në Tokio gjatë ndalesës së fundit të turneut të saj në Azi, Pelosi pati një ton sfidues, duke thënë se Kina kishte kërkuar të izolonte Tajvanin nga komuniteti ndërkombëtar, por nuk do t’i pengonte zyrtarët amerikanë të udhëtonin atje.

Ndërkohë, Pekini përpara vizitës, kishte paralajmëruar se do të merrte masa të forta nëse Pelosi vizitonte Tajvanin dhe me largimin e saj nisi stërvitjet ushtarake me zjarr të drejtpërdrejtë dhe dërgoi raketa mbi Tajvan për herë të parë./Opinion.al

Pas