Sport

Zhgënjen Milani, humbet që në ndeshjen e parë të kampionatit


               Publikuar në : 20:42 - 25/08/19 |
Opi Nion

Milani ka zhgënjyer tifozët me debutimin e bërë sot në kampionatin e ri të Serie A. Kuqezinjtë janë mposhtur me rezultatin 1-0 nga Udinese, ndeshje e cila luhej në transfertë.

Në “Dacia Arena” ishte edhe testi i parë real për trajnerin Marco Giampaolo, i cili zyrtarisht e nis me humbje aventurën e tij në krye të kuqezinjve. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Becao në minutën e 72-të, pas një goditje këndi.

Milani u përpoqë që të vinte ndeshjen nënkontroll por nuk mundi të shënojë, duke regjistruar kështu humbjen që në ndeshjen e parë./ Opinion.al E.Xh.

Pas