Kryesore

Zgjedhjet/ Kryemadhi: Rama është frikacak edhe përpara shoferit të tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:53 - 16/10/20 |
Opi Nion

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur e bindur se opozita do t’i fitojë zgjedhjet 2021, pavarësisht ndryshimit të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor.

Gjatë një interviste në emisionin “Java”, Kryemadhi thotë se kryeministri ka pak mbështetje në terren dhe të njëjtën njerëz dërgohen në çdo takim. Sipas saj, kjo është arsyeja që maskat u vendosën me detyrim.

Kryetarja e LSI theksoi se Rama një herë që pati LSI kundër i humbi zgjedhjet, ndërsa thekson se kryeministri “është frikacak edhe përpara shoferit të tij”.

Jam e qetë sepse çdo ditë minimumi takoj 100-150 veta. Takoj policë që ulërasin për mënyrën se si i trajton shteti i tyre. Takoj mjekë që kanë pagë 480 mijë lekë dhe u thuhet të blejnë maska dhe dezinfektonte. A e dini ju pse ka vendosur maska ai? Sepse të njëjtët njerëz i çon në takime edhe në Tiranë, edhe në Durrës dhe u vë maska që të mos i njohin. Të ndryshosh Kushtetutën nuk e ndryshon votën. Taktikat elektorale nuk të shpëtojnë. Nuk do të guxojë njeri të trokasë në derën e një qytetari për ta kërcënuar për vendin e punës. Unë e njoh Edi Ramën shumë mirë. Është bërë tre herë kryetar bashkia me LSI-në. Në 2013 fitoi për shkak të LSI-së dhe në 2017 për shkak të PD-së. Një herë që kishte LSI-në kundër humbi. Edi Rama është frikacak edhe përpara shoferit të tij”- tha Kryemadhi./ Opinion.al

Pas