Kryesore

Basha për inceneratorët: Do t’i prishim kontratat përmes ligjit Antimafia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:06 - 16/10/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se kontratat koncesionare për inceneratorët do t’i anulojë kur opozita të vijë në pushtet.

Kryedemokrati tha në emisionin “Zonë e Lirë” se prishja e kontratave koncesionare do të bëhet përmes ligjit Antimafia.

Po ashtu, Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e parave përmes 3 inceneratorëve, të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

 “Ka një parim ligji Antimafia, që quhet ndiq paranë. Këtë parim do ta zbatojmë për çdo kontratë koncesionare që është në mënyrë korruptive, siç është dhënë kjo. Nuk ka gjykatë në botë që ta rrëzojë këtë, përndryshe shkon ajo gjykatë për ndjekje penale me mua Kryeministër. Një kompani me 1 mijë Euro që bëhet një ditë para se të marri kontratën me një person që nuk dihet ku u ka këmbët dhe nuk bërë as 12% investime, nuk ka prokuror mos ta çojë para drejtësië, nuk ka gjykatë mos ta dënojë. Këtu është vullneti politik”, tha Basha./ Opinion.al

Pas