Aktualitet

Zelensky: Shqipëria, Mali i Zi e RMV mbështesin integrimin e Ukrainës në BE



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:41 - 15/06/22 |
Opi Nion

Kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Kievi kryeministri Edi Rama, ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë mbështetur iniciativën për t’i dhënë Ukrainës statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit kandidat të vendit tonë për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazovic, faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!” –shkruan presdidenti ukrainas në një postim në Facebook.

Zelensky falenderoi gjithashtu Shqipërinë e cila iu bashkua botës perëndimore duke dënuar agresionin rus në Ukrainë si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës. Shqipëria iu është bashkuar vendeve të tjera europiane duke vendosur sanksione ndaj Rusisë si dhe duke dënuar agresionin mbi popullin e Ukrainës”, u shpreh Zelensky.

 

Pas