Kronikë

Zbulohet arsyeja e vrasjes së biznesmenit në Himarë, kishte borxh…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:01 - 17/10/20 |
Opi Nion

Mëngjesin e sotëm u ekzekutua në Himarë me armë zjarri biznesmeni Niko Goro, ndërsa mbeti e plagosur në këmbë motra e tij, Eftiqi Qesko.

Autori i vrasjes Kliti Leka është arrestuar një orë pas krimit në vendin e quajtur “livadhet”, teksa ishte duke udhëtuar me makinëntë cilën përdori për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se 53 vjeçari nga Tirana Kliti Leka e ka qëlluar për vdekje Niko Goron pasi ky i fundit i kishte një borxh prej 70 mijë eurosh.

Kliti Leka ishte elektriçist dhe kishte krijuar një grup pune, të cilët marrë përsipër kryerjen e të gjitha instalimeve elektrike në hotelin e dytë që Goro po ndërtonte në Himarë.

Një tjetër pistë është dhe konflikti për shkak të pronësisë, pasi autori kur është kapur nga policia ka deklaruar “I kam dhënë tokën, nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”.

53-vjeçari ka të afërm në Himarë dhe pretendon se ka tokë të trashëguar./ Opinion.al

Pas