Kronikë

Foto/ Ky është autori që ekzekutoi me armë biznesmenin në Himarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 17/10/20 |
Opi Nion

Është publikuar fotoja e autorit i cili ekzekutoi sot me armë zjarri biznesmenin Niko Goro në Himarë, si dhe plagoi në këmbë motrën e tij.

Autori i vrasjes Kliti Leka shihet në momentin e arrestimit i qetë, ndërsa mban një kapele e mbi të ka vendosur edhe syzet e diellit. Gjatë momentit të arrestimit atij iu gjet një armë kallashnikov dhe një pistoletë.

Autori në rrefimin e vrasjes së Niko Goros në polici ka deklaruar se biznesmeni po ndërtonte në tokën e tij dhe nuk i kishte dhënë paratë që i kishte borxh. Shuma për të cilën bëhet fjalë është 70 mijë euro.

Ndërkohë, ditën e sotme mësohet se ka pasur një debat mes autorit dhe viktimës, ku më pas Leka e ka qëlluar për vdekje biznesmenin. Gjithashtu, mësohet se ka dhe një bashkëpunëtor të dytë në vrasje, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e tij./ Opinion.al

Pas