Kronikë

Zbardhet vrasja e dyfishtë në Laç, ndalohen edhe dy mjekë (detaje)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:58 - 23/06/20 |
Al Do

Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në Kurbin, në orët e mbrëmjes së datës 30 maj.

Policia njofton se ka vënë në pranga autorin kryesor të vrasjes së dyfishtë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrasje.

Gjatë operacionit janë vënë në pranga edhe dy mjekë që mjekonin ilegalisht autorin e vrasjes në një klinikë private në Tiranë.

Në kuadër të operacionit u kap në një klinikë private në Tiranë, shtetasi Eduart Lama,  30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë shtetasit Bujar Hasani,37 vjeç dhe Paulin Gjergji, 53 vjeç, si dhe u plagos shtetasi  Kreshnik Tusha 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për kapjen dhe prangosjen e tre bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim. /Opinion.al

Pas