Kronikë

Dëshmia tronditëse e babait të 20-vjeçares që u abuzua në Kukës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 23/06/20 |
Al Do

Policia njoftoi dje një rast të rëdë ku një 20-vjeçare ishte abuzuar seksualisht dhe për këtë janë arrestuar 2 vëllezër në Kukës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Lojme, Kukës. Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Abuzimi seksual me 20-vjeçaren nga Kosova dyshohet të ketë ndodhur për tri ditë me radhë. Këto pretendime janë ngritur pasi familja e saj e ka denoncuar të zhdukur në autoritetet kosovare.

Milazim Berisha, babai i 20-vjeçares së zhdukur, ka treguar se vajza e tij ka kaluar ditë të rënda në Kukës të Shqipërisë.

Sipas tij, ajo është abuzuar për tri ditë, pasi doli nga shtëpia mëngjesin e së premtes.

Milazim Berisha është shprehur për mediat kosovare se vajza e tij aktualisht është në gjendje jo të mirë, ndërsa ka thënë se një person tjetër, që sipas tij është i dyshuari kryesor, është ende në kërkim.

Gjendja e saj, jo e mirë. E kanë marrë ata të Kukësit atje dhe çka po di unë, ato mënyrat e tyre çka kanë dashtë me bë. Atje i kanë nxënë. Dy i kanë burgosë dje dhe njëri është në kërkim. Ai kryesori është në kërkim”, ka thënë Milazim Berisha.

Ai ka treguar se vajza është kthyer mbrëmjen e së dielës në Kosovë dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“E kanë pru mbrëmë (e diel). Në orën 02:00 të mëngjesit jam kthyer në shtëpi. Kemi ardh me Polici. Policia e Kukësit na kanë pru deri këtu. Tani kanë dalë të Kosovës e kanë marrë këtu, e kanë çuar te mjekët”, është shprehur Milazim Berisha.

Ndërkohë, mbetet mister fakti se si vajza ka hyrë nga Kosova në territorin Shqiptar. /Opinion.al

Pas