Julia Emiri ka rezultuar fituese në garën për drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD.
Pas numërimit të votave, rezulton që Emiri ka marrë 207 vota, ndërsa Silva Hasa 83 vota.
Kujtojmë që pozicioni i kryetarit të Këshillit Kombëtar në selinë blu është mbajtur deri më sot nga Edi Paloka, i cili nuk rikandidoi për një tjetër mandat.
Gjatë mbledhjes së sotme konstituive të Këshillit Kombëtar, PD ka mbajtur gjithashtu votimin për zgjedhjen e Kryesisë së re.














