Tensione në protestën para Parlamentit, ende pa nisur seanca plenare.
Sapo kanë parë deputetët duke hyrë në Parlament, protestuesit nisën sulmet me vezë.
Policia shoqëroi 6 prej tyre.
Më pas, te pedonalja protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe ka pasur përplasje me forcat e rendit.
Policia është kundërpërgjigjur me spraj lotsjellës.















