Aktualitet

Vuçiç uron Begajn:Do zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:24 - 05/06/22 |
Opi Nion

Presidenti i Serbisë ka uruar presidentin e sapo zgjedhur shqiptar, Bajram Begaj. Në urimin e tij, Vuçiç shpreh bindjen për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

 “Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme.Jam i bindur që do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve të vendeve tona”, mësohet të ketë thënë Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, sipas mediave serbe në mesazhin e urimit ka thënë se3 po ashtu beson se së bashku mund t’ia dalin me sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Ballkani i Hapur”.

Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, ka thënë Vuçiç në mesazhin e tij të urimit.

Presidenti i Republikës që u propozua nga socialistët arriti të zgjidhej në raundin e katërt ku kërkohet shumicë e thjeshtë dhe mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Pas