Kronikë

Publikohen pamjet e grabitjes së bankës në Koplik



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:46 - 05/06/22 |
Opi Nion

Janë publikuar pamjet nga grabitja e bankës në Koplik. Ngjarja ndodhi më 9 maj, ku persona të maskuar nën kërcënimin e armëve arritën të grabisnin një shumë parash.

Siç duket në foto njëri prej tyre ka mbajtur në fytyrë një maskë. Me anë të armës kallashnikov personi në fjalë ushtron presion mbi stafin e bankës. Një punonjës, siç duket në foto, është shtrirë në tokë.

Ndërkohë ditën e sotme, policia njoftoi se arriti të zbardhë këtë ngjarje të rëndë. Në pranga ranë 3 të rinj, Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj të Malësisë së Madhe.

Ata kanë përdorur 2 amë zjarri dhe një makinë “Golf 3” pa targa. Pasi kanë kryer grabitjen, këtë makinë ata e kanë djegur dhe nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar në rrugë një makinë dhe kanë marrë me forcë automjetin. Pastaj u larguan në drejtim të fshatit Shegan dhe aty braktisën mjetin. Armët i hodhën në liqenin e Shkodrës, në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”.

Pas