Aktualitet

Vlorë/ Makina përfundon në anën tjetër të rrugës, plagoset një grua



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:24 - 27/10/22 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar këtë të enjte në rrugën Transballkanike në Vlorë, pranë Gjykatë së Apelit.

Mësohet se një makinë tip “BMW” ka qenë në lëvizje në korsinë e kundërt dhe nga shpejtësia ka humbur kontrollin.

Pas humbjes së kontrollit, mjeti është përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas me një makinë tip “Hondai” në anën tjetër të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur drejtuesja e njërit prej automjeteve, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas