Kronikë

I akuzuar për vrasje në Shkodër, Ibrahim Lici hedh poshtë lajmin për arrestimin në Turqi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:24 - 27/10/22 |
Opi Nion

Me një mesazh audio të shpërndarë nga familjarët e tij, që pretendohet se është zëri i Ibrahim Licit, ky i fundit hedh poshtë lajmin për arrestimin e tij në Turqi.

Përmes një deklarate zanore, Lici thotë se jeton i lirë në Turqi, dhe pret të zbardhet ngjarja e vrasjes së Endri Mustafës për të cilën dhe akuzohet nga policia dhe Prokuroria e Shkodrës.

“Shumë e çuditshme të kërkohet ekstradimi im në një kohë që nuk jam arrestuar dhe i bej thirrje policisë të dalin në deklaratë se ku dhe kur më ka arrestuar sepse unë jam i lirë dhe në pritje të drejtësisë. Jetoj i lirë në Turqi”.

Për vrasjen e 2019 ai thotë se ka dorëzuar pamje në prokurori që vërtetojnë se ai ka qenë në Tiranë kur ka ndodhur ngjarja.

“Lidhur me ngjarjen për të cilën akuzohem për vrasjen e Endri Mustafës, kam dorëzuar kamerat në prokurori dhe qelizat telefonike që vërtetojnë që unë kam qenë në Tiranë në momentin që ka ndodhur krimi. Kjo është e vërtetuar me pamje dhe qeliza telefonike. Unë pres vendimin e gjykatës për të zbardhur ngjarjen dhe për të çuar përpara drejtësisë autorët e vërtetë”.

Lajmi për arrestimin e Licit qarkulloi pas një shkrese të Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar asaj të Shkodrës ku kërkohej dosja penale e 29-vjeçarit, me qëllim nisjen e procedurave të ekstradimit nga Turqia./Tv Klan

Pas