Bota

Sulm terrorist në Iran, 15 të vrarë dhe 40 të plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:08 - 27/10/22 |
Opi Nion

Të paktën 15 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën në një “sulm terrorist” në faltoren Shahcheragh në qytetin e Shirazit, në jug të Iranit, sipas mediave shtetërore dhe zyrtarëve iranianë.

Mësohet se në mesin e viktimave ishin dy fëmijë.

Sipas CNN, forcat iraniane të sigurisë kanë arrestuar dy nga sulmuesit e dyshuar, ndërsa po bëhen kërkimet për të arrestuar dhe persona të tjerë të përfshirë në sulm.

Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se një nga anëtarët e saj kishte “shënjestruar grupet e jobesimtarëve, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra prej tyre. ”

Sulmi ndodhi në të njëjtën ditë që shpërthyen përleshjet në të gjithë Iranin, ndërsa mijëra njerëz shkuan në varrimin e Mahsa Amini në Saqqez, një qytet në provincën Kurdistan, pasi u shënuan 40 ditë nga vdekja e saj.

Republika Islamike është përfshirë nga protestat pas vdekjes së 22-vjeçares iraniane, e cila vdiq më 16 shtator pasi u arrestua nga “policia e moralit”, me pretekstin se nuk iu bind kodit të veshjes së vendit./Opinion.al

Pas