Rajoni

Video/ Tërmeti 6.3 ballë në Kretë, banorët dalin të alarmuar nga dyqanet e zyrat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:58 - 12/10/21 |
Opi Nion

Mediat greke kanë publikuar pamje nga tërmeti i fuqishëm 6.3 Rihter që goditi ishullin e Kretës mesditën e sotme.  Sikurse shihet në video, lëkundja ishte e fuqishme saqë banorët, dolën nga ndërtesat në rrugë, parqe dhe sheshe.

Në pamjet e publikuara shihen edhe supermarkete të shkatërruara nga rënia e produkteve. Tërmeti kishte një magnitudë 6.3 ballë e shkallës rihter, ndërsa epiqendra ishte në det të hapur, 42 km në juglindje të qytetit Sitias.

Banorët janë shprehur të tmerruar për atë që kanë përjetuar, ndërsa shumë shkruajnë në rrjetet sociale se lëkundje e fuqishme kanë zgjatur më shumë se 20 sekonda. Ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar.

 

 

 

 

 

 

Pas