Politikë

Video/ Salianji në Korçë: Nuk tërhiqemi, të gjithë bashkë për fitoren e PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:41 - 27/10/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me me strukturat e kësaj partie në Korçë, nga ku ka shprehur bindjen për fitoren e Partisë Demokratike.

Salianji ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se është e përfshirë në afera korruptive të cilat kanë dëmtuar ekonominë e qytetarëve, gjë e cila sipas tij, do të marrë fund në zgjedhjet e ardhshme.

“ Ne Shqiperine tone shume pak kemi degjuar te thuhet faleminderit, ju faleminderit dhe mirenjohje për ju, për çdo votë për çdo kontribut. Mirenjohja eshte kollone e ndertimit dhe se bashku kemi ndërtuar tullë më tullë në çdo cep një strukturë të fortë dhe fituese qê asgjë se prek dot.  “Së bashku kemi përballuar shumë veshtiresi dhe padrejtesi vitet e opozites jane te veshtira per ju dhe familjet tuaja. E di se sa keni vuajtur ne 8 vite opozitë pa përfituar asgjë, keni dhene dhe do jepni sepse ju luftoni për ideale, pavaresisht se ju kane sakatuar ne biznese, ne vende pune, ju kanë presionuar dhe kërcënuar por s’ia kane dale e sdo ia dalin. Ju Jeni Partia Demokratike, partia e lirisë! Çdo përballje me vështirësitë se bashku kemi menduar pergjegjesine e gjithe shqiptareve prandaj nuk terhiqemi e nuk do tërhiqemi. Ne kemi zgjedhur luften e perplasjen, ju kemi dalë përballë pa u fshehur, kemi nxjerre qelbin e korrupsionit, krimit dhe pisllekut ne siperfaqe, është vetem ceshtje kohe sa te thahen e treten dhe te ikin me gjithe peshtiresine qe kane krijuar #25 Prill ne do te sjellim ndryshimin! Të gjithë bashkë me fitoren e thellë të Partisë Demokratike”-shprehet Salianji./ Opinion.al

Pas