Bota

COVID-19 në Britani, humbin jetën 367 persona në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:03 - 27/10/20 |
Opi Nion

Vijon të përkeqësohet situata e krijuar nga pandemia COVID-19 në Britaninë e Madhe. autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit në këtë shtete janë regjistruar 367 viktima.

Ky është bilanci më i lartë i vdekjeve ditore në vend, që nga fundi i majit. Po ashtu, në 24 orët e  fundit në Britani janë konfirmuar edhe 22,885 raste të reja me koronavirus.

Numri i të infektuarve vijonte të dyfishohej çdo javë në shtator, gjë që rriti shqetësimin se Britania e Madhe ishte futur në valën e dytë të epidemisë, pas një ulje të transmetimit gjatë verës.

Megjithatë, shifrat janë ende larg niveleve të shikuara gjatë fazës më të keqe të pandemisë në mars dhe prill, kur të paktën 100,000 britanikë po infektoheshin çdo ditë.

Pas