Sport

Presidenti Bartomeu dorëhiqet nga Barcelona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:57 - 27/10/20 |
Opi Nion

Josep Maria Bartomeu ka dhënë dorëheqjen nga Barcelona, vendim që zgjedh ta marrë një ditë përpara ndeshjes jashtë fushe ndaj Juventusit në Champions League.

Mësohet se Bartomeu është dorëhequr sëbashku me të gjithë stafin e tij drejtues. Dorëheqja e tij erdhi pasi mësoi qëndrimin e “Generalitat de Catalunya” (qeverisë së rajonit) në lidhje me votimin mbi censurën.

Në këtë mënyrë Bartomeu u largua nga detyra përpara se t’i nënshtrohej votimit të mosbesimit që rrezikonte ta dëbonte nga presidenca.

Pavarësisht rezistencës së të hënës kur mohoi të kishte menduar për dorëheqjen, brenda pak orësh presidenti “blaugrana” bëri pikërisht të kundërtën./ Opinion.al

Pas