Bota

COVID-19/ OBSH: Rritet me 40% numri i viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:43 - 27/10/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha ekonomike.

Pas shtimit të numrit të viktimave dhe rasteve ditore nga koronavirusi,  Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se numri i viktimave gjatë 24 orëve u rrit me 40 % në krahasim me javën e kaluar.

Margaret Harris tha se Franca, Spanja, Britania e Madhe, Holanda dhe Rusia janë vendet të cilat kanë regjistruar më shumë viktima.

“Shqetësues mbetet fakti që njësitë e kujdesit intensiv po mbushen me njerëz me simptoma të rënda të koronavirusit”, tha Harris.

Po ashtu bëri me dije se Evropa pos shesh rritje të raste ve dhe viktimave duke krijuar një situatë alarmante.

Gjithashtu, Harris  bëri thirrje për një menaxhim më të mirë të kapaciteteve në spitale, ndërsa theksoi se efekti i masave anti-covid mund të shikohet pas dy javësh.

Ndërkohë në Francë, qeveria po diskuton masa më të rrepta, duke përfshirë shtetrrethimin të vendosur tashëm në Paris dhe në disa qytete të tjera.

Italia u përfshi në protesta kundër kufizimeve të lëvizjes. Protestat u shoqëruan me përplasje të  dhunshme me policinë ku edhe u përdor gaz lotsjellës.

Belgjika po ashtu ka shënuar një rritje të pacientëve të shtruar në spitale më 80%.  Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë rritje të pacientëve pasi gjysma e shtretërve në kujdesin intensiv janë plotësuar.

Pas