Aktualitet

7 mësues me COVID-19 në Korçë, pezullohet mësimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:47 - 27/10/20 |
Opi Nion

Shtatë mësues kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në shkollën “Sotir Gurra” në Korçë.

Sipas informacioneve, ditën e nesërme nxënësit e kësaj shkolle nuk do shkojnë në mësim, pasi e gjitha godina do t’i nënshtrohet dezinfektimit total duke u zbatuar protokolli i sigurisë.

Ndërkohë, sot të gjithë mësuesve, kontakteve të afërta të kësaj shkolle u janë marrë tamponat, ndërsa janë izoluar deri në pritjen e rezultatit.

Pas situatës së krijuar në këtë shkollë Drejtoria Rajonale e Arsimit, ka vendosur që ditën e nesërme të ndërpritet mësimi./Opinion.al

Pas