Ka nisur në sheshin “Skënderbej” koncerti që do të shoqërojë ndërrimin e viteve në kryeqytet. Atmosfera është e ndezur nga qytetarët që kanë mbushur sheshin, ku performojnë këngëtarët Alban Skënderaj dhe Elvana Gjata. Në momentin e ndërrimit në të viteve me ta do të jetë edhe kryebashkiaku Veliaj, ashtu sikurse ka njoftuar.
Ky ndërrim vitesh në Tiranë festohet pa orë policore, sipas një vendimi të autoriteteve./Opinion.al