Bota

Video/ Mësuesi grabitet gjatë orës së mësimit “online”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:12 - 07/11/20 |
Opi Nion

Një mësues është grabitur gjatë kohës që jepte mësim “online”.

Ngjarja ka ndodhur në në Sao Paulo, ku 5 persona janë futur në banesën 51-vjeçarit Mario Candido Santos, në kohën që ai po u jepte mësim 20 studentëve.

Siç shihet dhe në video, një nga grabitësit i mbyll gojën profesorit, ndërkohë që të tjerët nisën kërkimet në dhomë për sende me vlerë. Ata kërcënuan se do të vrisnin edhe vajzën e profesorit nëse ai nuk i jepte të gjitha paratë.

Grabitësit nuk e dinin se po shikoheshin nga studentët, të cilët njoftuan menjëherë policinë, që arrestoi grabitësit dhe i ktheu profesorit sendet e vjedhura./ Opinion.al

Pas