InstaBIZ

Video/ Duke kënduar “ Kështu e ka jeta”, del videoja e Brilant Martinaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:04 - 18/07/22 |
Opi Nion

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj i njohur ndryshe në botën e artit me emrin Stresi, nga publikimet e bëra në rrjetet sociale duket se ka pasur një lidhje të ngushtë me një prej të viktimave të masakrës së djeshme të Fushë-Krujës.
Pas publikimit mbrëmjen e djeshme të një fotoje me bisedën e fundit që kishte bërë me viktimën Brilant Martinaj, ai ka publikuar një tjetër postim të tijin ditën e sotme.
Nëpërmjet një tjetër postimi në instastory, Stresi ka publikuar një video të mikut të tij teksa dëgjohet të këndojë një këngë me tekst ‘Mos u mërzit, kështu e ka jeta’.
Kujtojmë se 23-vjeçari mbeti i vdekur mesditën e djeshme, tek mbikalimi i Fushë-Krujës së bashku me shokët e tij Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Ndërkohë nuk dihet ende se kush janë atentatorët e masakrës.

 

Pas