Kryesore

Emri/Berisha prezanton sekretarin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 18/07/22 |
Opi Nion

 

Kryetari i PD, Sali Berisha ka prezantuar sot Enri Cenon, Sekretarin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike.

“Enri Ceno është një politikan i ri, i diplomuar për drejtësi, që ka një master në Londër për marrëdhënie ndërkombëtare dhe biznes dhe një seri specializimesh dhe kualifikimesh kryesisht në SHBA, në fusha të ndryshme politike”, u shpreh kreu i PD.

“Paraqesë para Partisë Demokratike sekretarin për marrëdhëniet ndërkombëtare i cili emërohet nga kryetari i kësaj partie. Ai është Enri Ceno i diplomuar për drejtësi, me master në Londër dhe një seri kualifikimesh kryesisht në SHBA në fusha të ndryshme politike.

Duke emëruar zotin Ceno në këtë funksion shpreh bindjen më të madhe se ai do të përmbushë këtë detyrë të rëndësishme për Partinë Demokratike”, tha Berisha./Opinion.al

Pas