Te Fundit

Inceneratorët/ Kryemadhi: 3641 faqe kallëzim, kompanitë kanë kryer 3 vepra penale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:18 - 18/07/22 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka vijuar sërish akuzat lidhur me aferën e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat këtë të hënë ajo është shprehur se kompanitë fiktive të lidhura me inceneratorët kanë kryer tre vepra penale që konkretisht janë: Fshehja e të ardhurave, mospagimi i Taksave dhe Tatimeve dhe pastrimi i Produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale.

Më tej Kryemadhi thotë se vlera totale e “krimeve financiare të lidhura me inceneratorët, me aq sa ne kemi evidentuar, arrin në 30 milionë dollarë”.

Po ashtu kryetarja e LSI thekson se ka nisur në SPAK dokumentacionin që në total përbën 3641 faqe që përfshijnë librat e shitjes dhe të blerjes të 24 kompanive fiktive.

“LSI ka evidentuar se kompanitë koncesionare dhe kompanitë fiktive të lidhura me to, kanë kryer të paktën 3 vepra penale dhe konkretisht: Fshehja e të ardhurave, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. Mospagimi i Taksave dhe Tatimeve, parshikuar nga neni 181 i Kodit Penal. Pastrimi i Produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Vlera totale e këtyre krimeve financiare të lidhura me inceneratorët, me aq sa ne kemi evidentuar, kap vlerën 30 milionë dollarë. Dhe prej ditës së sotme, përmes shtesës së kallëzimit që kam nisur në drejtim të saj, Prokuroria Speciale Anti Korrupsion, ka në dispozicion çdo dokument, që i provon këto krime. Janë në total 3641 faqe dokumentacion, që përfshijnë librat e shitjes dhe të blerjes të 24 kompanive fiktive.

Këto kompani fiktive, që kanë 1 ose 2 punëtorë, që nuk disponojnë licensa profesionale në fushën e ndërtimit; kompani pa historik me eksperienca të ngjashme në punë publike apo private, janë përgjegjëse për realizimin e skemave financiare nga qeveria shqiptare për të përvetësuar fondet publike, përmes koncesioneve dhe kontratave të Parteritetit Publik Privat. Të gjitha këto fatura që ne i kemi dorëzuar në SPAK, rezultojnë se janë fiktive, pasi kompanitë që prezumohet se do të ofrojnë shërbime ose punime, janë të krijuara posacërisht për të justifikuar kostot e fryra të punimeve, përfitimin e TVSH-së dhe kanë shërbyer gjithashtu për reduktimin e tatim fitimit nga ana e kompanisë Integrated Technology Services të Klodian Zotos, e cila është nënkontraktori kryesor i të tre koncesioneve të inceneratorëve, i ngarkuar me detyrën për të ndërtuar inceneratorët. Dhe, ndërsa 30 milionë dollarë është vlera e evazionit fiskal në lidhje me 3 koncesionet e inceneratorëve, në përfundim të analizës financiare të këtyre kompanive fiktive, LSI ka evidentuar dhe i ka dërguar materialet ne SPAK, që faktojne se këto kompani, janë përgjegjëse për një evazion fiskal më të madh, që në total kap vlerën e 189 milionë dollarë. Duke patur si përfitues të drejtpërdrejtë kompanitë që kanë përfituar tenderat, koncesionet, punët publike më të mëdha që qeveria e kryeministrit Rama ka dhënë këto vite. Ndjekja e parasë dhe aktiviteti financiar i këtyre kompanive, sesi ato kanë vepruar në bashkëpunim me kompanitë e koncesioneve, të çon drejtpërdrejtë tek koka e aferës së inceneratorëve dhe e koncesioneve korruptive, që është kryeministri Rama”-tha Kryemadhi./Opinion.al

 

 

Pas