Kryesore

Inceneratorët/Kryemadhi: I kam kërkuar SPAK të hetohet edhe ministrja Ibrahimaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:28 - 18/07/22 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një deklaratë për shtyp tha se i ka dorëzuar SPAK padi shtesë për inceneratorët dhe ka kërkuar hetim edhe për ministren E Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Sot me shtesën e kallëzimit, i kam kërkuar SPAK të hetojë  edhe Ministren e Financave, ish Drejtoreshën e Tatimeve, zonjën Ibrahimaj, për implikimin e saj të drejtpërdrejtë me aferën e inceneratorëve, pasi me veprimet dhe mosveprimet e saj ka ndikuar në mos hetimin e plotë të këtyre krimeve financiare nga administrata tatimore që ajo ka drejtuar në vitin 2018. Zbardhja e aferës së inceneratorëve nuk është betejë politike për LSI, por është ajo që meriton çdo qytetar i republikës”,-tha Kryemadhi./Opinion.al

Pas