Kronikë

VIDEO/Digjen katër banesa në Berat, policia:Po verifikojmë nëse ka viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:14 - 08/03/21 |
Opi Nion

Katër banesa janë përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Beratit. Policia bën me dije se fillimisht zjarri ka rënë në banesën e shtetasit J.V., dhe më pas është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H në lagjen Muzakaj.

Shërbimet zjarrfikës kanë vënë nën kontroll flakët, ndërsa grupi hetimor po vijon kërkimet në vendngjarje nëse ka jetë njerëzish të humbura.

Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarr, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H. Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll. Grupi hetimor është në vendgjarje ku po bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit”, njofton polica./Opinion.al

 

 

Pas