Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Femrat shqiptare të “diskriminuara” për paratë dhe kohën, në raport me BE

2021/03/08 at 8:35 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Femrat shqiptare të “diskriminuara” për paratë dhe kohën, në raport me BE

Me më pak kohë të lirë, më pak para e burime financiare, më pak mundësi për të krijuar njohuri, pabarazi në punë e vendim-marrje, më pak akses në shëndetësi, femrat në Shqipëri janë të “diskriminuara”, në raport me meshkujt.


Me 60.4 pikë nga 100, sipas Indeksit të Barazisë Gjinore, të publikuar nga INSTAT, Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara në mënyrë që të arrijë barazinë gjinore. Gratë në Shqipëri janë të pabarabarta me burrat në pesë fushat, që mat indeksi: Puna; Paratë; Njohuritë; Koha; Vendim-marrja; Shëndeti.

Pabarazia më e madhe është në fushën e kohës, ku indeksi është vetëm 48.1. Këtu çalohet në të dy treguesit, që janë aktivitetet e kujdesit dhe ato sociale. Njohuritë janë një tjetër fushë ku diferenca është e lartë, me 55.6 pikë, me dy nën-fushat, Ndjekja dhe pjesëmarrja (55.3) dhe Ndarja në arsim (56).

Gratë nuk kanë shumë akses as tek paratë, i treti tregues më i ulët me 59.6 pikë. Ato çalojnë sidomos në mungesën e burimeve financiare (44.6), që ul ndjeshëm pikëzimin e fushës së parasë, ndërsa janë më mirë në situatën ekonomike (79.6).

Në vendim-marrje pabarazia burra-gra fillon e zvogëlohet, duke marrë 60.9 pikë. Femrat kanë një peshë më të lartë në vendimmarrje ekonomike (74.5) dhe politike (74.5), por çalojnë tek ajo sociale (42.3).

Në fushën e punës, treguesi vijon e rritet, duke arritur në 67.6 pikë. Pjesëmarrja e grave në punë është e lartë (78.3), por pikëzimi ulet kur bëhet fjalë për ndarjen në punë (58.4). Shëndeti është fusha, ku ka më pak pabarazi gjinore, me 81.8 pikë. Gratë kanë vlerësim të lartë si në status (91.6), ashtu dhe në akses (89.1), por janë më dobët në nën fushën e sjelljes (67).

Krahasimi me BE-në, diferenca më e madhe tek paratë dhe koha, ia kalojmë në vendim-marrje 2020-a është viti i parë që INSTAT ka publikuar indekin e barazisë gjinore, duke e bërë të pamundur krahasimin me vitet e mëparshme.

Ky tregues është hartuar në linjë me atë të Bashkimit Europian, Gender Equality Index (GEI), që mat konceptin kompleks të barazisë gjinore dhe i bazuar në kuadrin e politikave të BE-së asiston dhe monitoron progresin e tij me kalimin e kohës.

Në raport me mesataren e Bashkimit Europian, që është 67.9 pikë, Shqipëria ka një pabarazi gjinore pak më të ulët (7.5 pikë më pak).

Diferenca më e madhe mes Shqipërisë dhe shteteve të BE-së është në fushën e parasë, me 21 pikë (për vendet e BE-së, fusha e parasë është e dyta ku ka më pak pabarazi, pas shëndetit). Edhe në fushën e kohës, Shqipëria çalon në raport me gratë në Bashkimin Europian, me një diferencë prej 17.4 pikësh.

Për njohuritë diferenca është 8 pikë, ndërsa ngushtohet në atë të punës (4.6 pikë). Ashtu si në Be edhe në Shqipëri, shëndeti është fusha ku ka më pak pabarazi gjinore. Femrat në Shqipëri ua kalojnë atyre në BE vetëm në fushën e vendimmarrjet, ku janë para me 7.4 pikë./Monitor

 

Etiketa: befemrat shqipatre të diskriminuaraIndeksi i barazisë gjinore


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Emrat/ Shkrumbimi i banesave gjatë natës, humbin jetën babë e bir në Berat

Emrat/ Shkrumbimi i banesave gjatë natës, humbin jetën babë e bir në Berat

Rama për vaksinat ruse e kineze: Nuk është gjeopolitike, por s’ka doza

"Zoti s’mund të ishte kudo, prandaj bëri nënat", Rama uron 8 Marsin

Partia Lëvizja për Ndryshim dorëzon listat, qarqet ku kandidon Topalli

Partia Lëvizja për Ndryshim dorëzon listat, qarqet ku kandidon Topalli
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}