Aktualitet

Veliaj takon Aleksandër Soros: Një nga kryebashkiakët më inovativë në botë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:34 - 01/07/21 |
Opi Nion

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është takuar ditën e sotme me djalin e filantropit George Soros, Aleksandër Soros, në Neë York.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Aleks Soros në rrjetin e tij social ‘Instagram’.

Ai ka shpërndarë një foto me kryebashkiakun e Tiranës teksa shkruan se Veliaj është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë.

“Erioni është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë dhe Tirana është një nga qytetet më unike dhe të transformuara në botë”, shkruan në mbishkrimin e fotos Aleks Soros.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të takohem me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë të Tiranës, Shqipëri në Neë York! Erioni është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë dhe Tirana është një nga qytetet më unike dhe të transformuara në botë. Tirana do të jetë kryeqyteti evropian i rinisë në 2022! #visittirana # albania # tirana.

Pas