Bota

Për herë të parë pas 14 vitesh vritet një polic në Suedi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:41 - 01/07/21 |
Opi Nion

Një polic është vrarë në Suedi, duke u cilësuar si një rast i rrallë, pasi një ngjarje e tillë nuk ndodhte prej 14 vitesh.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se vrasja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin Gothenburg, kurse autori nuk është identifikuar ende.

“Ne jemi vendosur në kërkim të autorit. Është ende herët për të thënë nëse vërtetë polici ishte shënjestra i sulmit”, ka thënë Klas Johansson, zëdhënësi i policisë

Nga raportimet mësohet se policia ishte duke patrulluar në një periferi i qytetit kur oficeri u qëllua., teksa është dërguar menjëherë në spital, ku dhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Gjatë vitit të kaluar, ka pasur më shumë se 360 incidente me armë zjarri, 47 të vdekur dhe 117 të plagosur, që është një rekord negativ sipas policisë./Opinion.al

Pas