Aktualitet

Udhëzimi i ministrisë, rregullat e reja se si do të funksionojnë kinematë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 15/10/20 |
Al Do

Kinematë hapen pas 7 muajsh prej fillimit të pandemisë por me rregulla të përcaktuara.

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë udhëzimin ku detajohen masat higjeno sanitare që do të zbatohen për hapjen e kinemave.

Personeli dhe klientët kanë të detyrushme mbajtjen e maskës mbrojtëse gjatë gjithë kohës brenda ambienteve të kinemase. Biletat do të rezervohen “online” ndërsa nuk do të lejohet konsumimi i  ushqimit dhe pijeve brenda kinemasë.

Sipas MSH, të gjithë personat që do të futen në kinema, do t’iu matet temperatura dhe asnjë klient me temperaturë mbi 37.5 gradë nuk do të lejohet të hyjë në kinema.

Për më tepër urdhërohet që nga shfaqja në shfaqje të ketë pushim jo më pak se 15 minuta, për të kryer pastrimin dhe ajrosjen e duhur. /Opinion.al

Pas