Kryesore

“Afera më e madhe në 30 vjet”,Basha:Mafia e inceneratorëve përbëhet nga…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:46 - 15/10/20 |
Al Do

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli me tone të ashpra sot ndaj mazhorancës.

Në një konferencë për mediat, Basha ripërsëriti akuzën për kontratën e inceneratorëve dhe tha se kryeministri Rama, ministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë në përbërje të asaj që ai e quajti mafia e inceneratorëve.

Mafia e inceneratorëve ka në përbërje Edi Ramën, Arben Ahmetaj, Erion Veliajn, eksponentë të botës së krimit, Klodian Mërtiri e të tjerë”, tha Basha, ndërsa shtoi se edhe pronarë mediash janë korruptuar me para të kësaj afere.

“Po u them pronarëve të këtyre mediave: Janë harram ato para. Ato para mund të shmangin një katastrofë. Refuzoni paratë e mafias dhe denonconi aferën më të madhe në 30 vjet, 400 milionë euro të shqiptarëve në xhepat e mafias së plehrave në kohë pandemie”, shtoi ai.

Sipas kryedemokratit, edhe vetë raportet e ministrisë së financave tregojnë abuzimin me kontratat e inceneratorëve.

Vetë ministria e financave tregon se një përqindje e vogël nga paratë që kanë marrë nga taksat është akorduar si e financuar nga kjo mafie”, tha ai.

Më tej Basha bëri thirrje për marrjen e masave pasi sipas tij vendi është në një kolaps nga kriza e pandemisë.

“Është një gjendje që po vjen duke u thelluar, është një krizë, një kolaps i vërtetë, që kërkon domosdoshmëri urgjente për të ndërmarrë hapa që opozita dhe unë personalisht i kemi formalizuar në planin me 5 pika. Nuk mund të shpreh revoltën nga shpërfillja që qeveria iu bën qytetarëve, ndërkohë që shifrat rriten. Të sëmurët me diagnoza të tjera e gjejnë veten mes dy zjarreve. Kjo qeveri dhe ky kryeministër gënjen, kanë gënjyer 6 muaj për pandeminë, për shifrat, për trajtimin, ndihmën, por që të vazhdojnë të gënjejnë ditë për ditë, në vend që të marrin masa, kjo duhet të jetë një kambanë që s’duhet të resht së bjeri nga mëngjesi deri në darkë. Kemi shpalosur planin me 5 pika për t’u përballur me aspektin shëndetësor dhe ekonomik të krizës që po thellohet. Ne nuk shpikëm rrotën, por morëm buxhetin e shtetit dhe pamë si po shpenzohen paratë e shqiptarëve për të mbushur xhepat e mafiozëve, që i ndajnë pastaj me Ramën. Iu them ‘për hir të shqiptarëve ndaleni këtë barbari tani dhe çojini këto lekë aty ku duhen’. Paratë e taksapaguesve kurrë më shumë se sot nuk janë të domosdoshme për të ndihmuar ata njerëz, që numërojnë kacidhet për të blerë ilaçe, që janë në kufirin e dëshpërimit absolut”, deklaroi Basha. /Opinion.al

Pas