Politikë

“Gënjen si derr”, Basha tregon nëse është gati për debat publik me Ramën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:54 - 15/10/20 |
Al Do

I pyetur nëse është i gatshëm të përballet në një debat publik me kryeministrin Rama, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se ai e ka bërë këtë ftesë që në vitin 2006.

Sa për mua ua kam thëne, kërkesën për debat e ka që në 2006. Por mos kini shprese, sepse njeriu që ka frikë nga brenda PS nga fjala ime ka tmerr. Kështu që mos prisni një përgjigje për debat”, u shpreh Basha.

Në konferencën për mediat, kryedemokrati tha se kryeministri gënjen kur thotë se nuk e ka dëgjuar planin e PD, por merret me lapsuse.

Gënjen, si derr, sepse siç e shikon kur është puna për të bërë karagjozllëqe, rri me laps në dorë dhe merret me lapsuset e mia. Pra e ka dëgjuar planin tim sepse gënjen si derr”, tha Basha. /Opinion.al

Pas