Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqia kërkon të marrë rolin e ndërmjetësit me talebanët

2021/09/03 at 7:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Turqia kërkon të marrë rolin e ndërmjetësit me talebanët

Që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan, Turqia ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e tyre. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones njofton se pavarësisht lidhjeve të gjata historike dhe besimit të përbashkët fetar, disa analistë paralajmërojnë se Ankaraja mund të jetë duke mbivlerësuar avantazhet e saj.


Pavarësisht statusit të Turqisë si anëtare e NATO-s, roli i së cilës ka përfunduar në Afganistan, talebanët po kërkojnë që Ankaraja të ndihmojë në rihapjen dhe drejtimin e aeroportit ndërkombëtar të Kabulit.

Turqia beson se ajo zë një pozicion unik në marrëdhënien me këtë grupim.

“Sigurisht që e konsideron veten si një vend mysliman dhe si i vetmi vend mysliman në NATO që ka një avantazh kur bisedojnë me talebanët, por talebanët nuk duket se e shohin atë në të njëjtën mënyrë“, thotë për Zërin e Amerikës ish Ambasadori i Turqisë në Bashkimin Evropian, Selim Kuneralp.

Bisedimet e Turqisë me talebanët mbeten të bllokuara lidhur me kërkesën e Ankarasë që të jetë ushtria turke dhe jo talebanët, ata që do të ruajnë aeroportin.

Analistët sugjerojnë se Turqia ende mundet të arrijë një marrëveshje me talebanët, ndërsa Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e shikon këtë si një mundësi diplomatike.

“Erdogani shpreson që situata në Afganistan dhe nevoja për të patur një lloj angazhimi me talebanët do të sigurojnë një ndikim politik ose përfitim për Turqinë. Ai dëshiron të jetë përçuesi i dialogut mes NATO-s, perëndimit dhe talebanëve”, thotë për Zërin e Amerikës Asli Aydintasbas, eksperte në Këshillin Evropian.

Industria e madhe e ndërtimit e Turqisë, që tashmë është e pranishme në Afganistan, gjithashtu mund të përfitojë nga talebanët.

Në një intervistë rishtazi me një gazetë turke, një zyrtar taleban tha se Turqia mund të luajë një rol kyç në rindërtimin e vendit, që ndoshta mund të financohet nga aleati i ngushtë i Turqisë, Katari, vend i pasur me burime energjitike.

Por disa analistë po shprehen të kujdesshëm ndaj aspiratave të Ankarasë në Afganistan.

“Fqinjët e Afganistanit – domethënë Rusia, Kina, India, Pakistani dhe Irani – të gjitha janë vende të mëdha, vende aktive, me shumë ndikim në Afganistan. A mundet që vetëm Turqia, për shkak të marrëdhënieve historike me Afganistanin, të jetë një ndërmjetëse, apo një menaxher i zhvillimeve? Unë me të vërtetë kam dyshime për këtë”, thotë Soli Ozel, nga Universiteti “Kadir Has”.

Por zoti Erdogan mban lidhje të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa të dy vendet bashkëpunojnë në pikat e tjera të nxehta rajonale, përfshirë Sirinë dhe Kaukazin. Analistët vënë në dukje se Afganistani mund të jetë një pikë tjetër bashkëpunimi.

“Kjo do të krijojë dhe aktivizojë një dialog mes Ankarasë dhe Moskës në lidhje me sigurinë, duke i sjellë dy vendet më afër njëri-tjetrit. Afganistani do të bëhej një kapitull i ri në një libër që tashmë përbëhet nga disa kapituj si Siria, Karabaku etj.“, thotë për Zërin e Amerikës Zaur Gasimov nga Universiteti i Bonit.

Zoti Erdogan do të vizitojë Moskën në javët e ardhshme.

NATO ka shprehur shqetësim për thellimin e lidhjeve të Turqisë me Rusinë.

Por analistët thonë se Presidenti turk Erdogan mund të ketë konkluduar se ekziston hapësira për të manovruar dhe për të krijuar një rol për vendin e tij, ndërsa sundimtarët e rinj të Afganistanit krijonë marrëdhëniet me pjesën tjetër të botës./ VOA

Etiketa: Talebanetturqia


Ju sugjerojmë

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë
Bota

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë

26 Qershor, 2026 12:15 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
Kronikë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

26 Qershor, 2026 10:54 am
Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani
Bota

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani

26 Qershor, 2026 10:49 am
Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit
Sport

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit

26 Qershor, 2026 10:47 am
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

“Do luftojmë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

26 Qershor, 2026 10:45 am
Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë
Aktualitet

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë

26 Qershor, 2026 9:43 am
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Trump: Do të përdorim fondet iraniane për të blerë grurë e misër amerikan për Iranin

26 Qershor, 2026 9:31 am
Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi
Bota

Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi

26 Qershor, 2026 9:19 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

26 Qershor, 2026 9:04 am
Para
Autoritetet britanike: Fëmijët deri në 15 vjeç nuk duhen vaksinuar

Autoritetet britanike: Fëmijët deri në 15 vjeç nuk duhen vaksinuar

Manastirliu publikon shifrat: Sot kapërcyem 550 mijë vaksinime

Shqipëria arrin 1.5 milion vaksinime, Rama-qytetarëve: Vaksinohuni

Pas Francës, Qipro dhe Italia do të nisin me doza përforcuese të vaksinave

Tomini: Tre kategoritë e reja që do të vaksinohen me detyrim në Shqipëri
















TE FUNDIT

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë
26 Qershor, 2026

55 persona humbën jetën në Francë nga nxehtësia rekord, tha ministrja e Sportit, Marina Ferrari për transmetuesin Franceinfo. Qeveria ka...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
26 Qershor, 2026

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Anna La Rosa të agjencisë italiane Italpress, kryeministri Edi Rama foli për temat kryesore që dominojnë debatin...

Lexo më shumë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
26 Qershor, 2026

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi Andi...

Lexo më shumë

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani
26 Qershor, 2026

Udhëheqësi i Hezbollahut, Sheikh Naim Qassem, ka deklaruar se Izraeli duhet të tërhiqet nga territori libanez “pa kushte”, duke e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}