Aktualitet

Tragjedia e Himarës/Arjan Tase mbërrin në Gjykatën e Vlorës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:57 - 05/08/22 |
Opi Nion

Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku do të njoftohet me masën e sigurisë për ngjarjen e ndodhur në 2 gusht në plazhin e Potamit, ku humbi jetën një 7-vjeçare si pasojë e goditjes nga skafi i drejtuar nga ai.

Tase do të njoftohet nga gjykata për masën e sigurisë në orën 11:15.

Fillimisht mbi ish-shefin e komisariatitit rëndonte akuza e “vrasjes nga pakujdesia”, gjë që mund të dënohet me gjobë, por pas verifikimeve të bëra,  akuza ndaj tij ka kaluar në “vrasje me dashje’.

Ashpërsimi i akuzës së ngritur ndaj Tases, vjen pas verifikimit të pamjeve filmike në vendngjarje dhe dëshmive të pushuesve. Grupi hetimor  konstatoi se Arjan Tase ka patur mundësi për të parandaluar aksidentin fatal në një zonë të dedikuar për pushuesit.

Ndërkaq, referuar kodit penal me akuzën që pritet të përballet në Gjykatën e Vlorës, ish-efektivi rrezikon dënimin nga 10 deri në 20 vite burg./Opinion.al

Pas