Kronikë

Tiranë/ Ushtronin prostitucion në qendër masazhesh,3 të arrestuar, në kërkim pronari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:51 - 05/08/22 |
Opi Nion

Tre të reja janë arrestuar nga policia e Tiranës paraditen e sotme pasi akuzohen se ushtronin prostitucion në një qendër masazhi.

Në pranga kanë rënë menaxheret e qendrës së masazheve M. H., 27 vjeç dhe B. K., 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Moskallëzimi i krimit” dhe punonjësja S. S., 22 vjeçe, po ashtu banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”.

Ndërkohë, po procedohen penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, punonjëset në qendrën e masazheve Z. A., 30 vjeçe, Xh. Sh., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të trija banuese në Tiranë, dhe shtetasi R. M., 37 vjeç, banues në Maqedoni, që ishte klient në qendrën e masazheve.

Uniformat blu kanë shpallur në kërkim pronarin e qendrës së masazheve, M.M.,47 vjeç për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Sipas policisë, shtetaset M. H. dhe B. K. menaxhonin qendrën e masazheve në pronësi të shtetasit M. M., në rrugën “Teodor Keko”, në të cilën ishin të punësuara shtetaset S. S., Z. A., Xh. Sh. dhe A. K.

Përvec aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këtë ambient, nga 2 menaxheret dhe 4 punonjëset masazhatore, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit, i organizuar nga pronari i kësaj qendre./Opinion.al

Pas