Teuta ka fituar në transfertë ndaj Apolonisë duke u renditur kështu në krye të klasifikimit të Kategorisë Superiore, me 2 pikë më shumë se Vllaznia.
Durrsakët shënuan nga një gol në çdo pjesë, me Lorenco Vilën dhe Dejvi Bregun, për të marrë 3 pikët që e dërgojnë të vetme në kryesim, pas barazimit 0-0 të Vllaznisë ndaj Laçit.
Nesër do të luhet ndeshja e fundit e kësaj jave të Kategorisë Superiore, ajo mes Partizanit dhe Bylisit.