Aktualitet

Defender 21/ Kim pret ushtarët amerikanë, do trajnojnë Forcat e Armatosura


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:50 - 10/04/21 |
Opi Nion

Kanë mbërritur në Shqipëri ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey, të cilët do të kryejn trajnime me Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.

Po ashtu, ushtarët amerikanë do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhaëk nga Shtetet e Bashkuara.

Ata u pritën në Tiranë nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.

 “Ambasadorja Yuri Kim mirëpret ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhaëk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.”-thuhet në postimin e ambasadës së SHBA./Opinion.al

Pas