Kronikë

143 kg kokainë në kontejner, arrestohen dy administratorët e kompanisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:55 - 10/04/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me 143 kg kokainë të sekuestruar sot në një kontejner me banane në Portin e Durrësit, i cili ishte nisur nga Ekuadori.

Policia deklaron se ka arrestuar dy administratorët të cilët ishin pritësit e kontejnerit ku ndodhe lënda narkotike.

​Konkretisht, kontejneri nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë.

​Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit Klajdi Xibrak 30 vjeç dhe  Erion Petini  42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

​Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Pas