Rajoni

Tërmet i fuqishëm godet Kretën, ndjehet edhe në qytetet egjiptiane


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:33 - 29/12/21 |
Opi Nion

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë ka goditur Kretën këtë mëngjes. Mediat greke shkruajnë se nga goditja e fuqishme e tërmetit nuk ka të lënduar apo dëme.

Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC) më herët regjistroi lëkundjen në 6.1. Autoritetet egjiptiane raportuan se tërmeti u ndje në disa nga qytetet e vendit.

Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik i cili ishte në Kretë, tha se autoritetet dhanë një lexim të rishikuar prej 5.7 nga 5.6 më parë.

Fatmirësisht ishte në det. Zona tashmë është e rënduar (me lëkundjet e mëparshme) dhe nëse do të ishte në brendësi mund të kishte dëme”,-tha ai.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 80 km (49.7 milje), tha EMSC, ndërsa sipas Instituti Gjeodinamik të Greqisë thellësia ishte 42.7 km./Opinion.al

Pas