Bota

Video/ Po diskutonin për ndryshimet kushtetuese, deputetët përleshen në parlament


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:11 - 29/12/21 |
Opi Nion

Parlamenti i Jordanisë, i cili është institucioni ku diskutohen dhe votohen ligje, është kthyer në një arenë boksi mes deputetëve.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur gjatë diskutimeve të ligjvënësve për reformat kushtetuese, ndërsa e gjithë përleshja u transmetua drejtpërdrejt në televizione.

Përplasja fizike filloi ndërsa deputetët debatuan për shtimin e emrit femëror arab për një qytetar jordanez në seksionin e kushtetutës mbi të drejtat e barabarta, një amendament i cilësuar nga disa deputetë si “i padobishëm”./ Opinion.al

Pas