Aktualitet

Të burgosurit shqiptarë në Greqi do të pajisen me pasaportë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:01 - 14/11/22 |
Opi Nion

Të burgosurit shqiptarë në burgjet greke, do të pajisen për herë të parë me pasaportë dhe kartë identiteti. Lajmi u konfirmua për Tv Klan nga Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga.

Në fund të fazës së parë të këtij projekti, do të jetë Ambasada Shqiptare në Athinë e cila do të dalë me të dhëna përfundimtare për këtë projekt, i cili është arritur përmes Ministrisë së Jashtme Shqiptare dhe asaj greke.

Pas fazës së parë, ky projekt pritet të shtrihet në të gjitha institucionet e dënimit në shtetin grek, duke u dhënë mundësi të gjithë shtetasve shqiptarë të dënuar dhe që u ka mbaruar afati i letërnjoftimeve të kryejnë rinovimin e tyre.

Zgjidhja e problemit të pajisjeve me kartë identiteti dhe pasaportë biometrike do u shërbejë atyre edhe për çështjet gjyqësore. Sipas të dhënave zyrtare janë rreth 1 mijë shqiptarë që vuajnë dënimet në burgjet greke./Tv Klan

Pas