Aktualitet

Të bllokuara disa akse, situata e përmbytjeve në Lezhë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:36 - 23/11/22 |
Opi Nion

Reshjet e shiut vazhdojnë të shkaktojnë probleme në qarkun e Lezhës.

Raportohet se 500 hektarë sipërfaqe toke vazhdon të jetë e përmbytur në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, kurse 800 hektarë tokë ndodhen nën ujë në njësitë administrative Dajç dhe Blinisht. Në fshatin Kakarriq ka prezencë të ujit në 4 banesa.

Po ashtu, për shkak të përmbytjeve disa rrugë në qarkun e Lezhës janë veshtirësisht të kalueshme. Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla. Edhe rruga Piraj është e pakalueshme për mjetet e vogla për shkak të prezencës së ujit. I pamundur është kalimi edhe në rrugën që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër).

Pas