Bota

Video/ Bombardimet ruse në Zaporizhzhia, vdes një foshnje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:27 - 23/11/22 |
Opi Nion

Raketat ruse kanë goditur një maternitet në rajonin e Zaporizhzhia dhe kanë vrarë një foshnjë, ka thënë Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Ndërtesa dykatëshe në qytetin e Vilniansk u godit gjatë natës dhe u shkatërrua.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë ekipet e emergjencës duke u përpjekur të gërmojnë nëpër rrënoja.

Zyrtarët ukrainas thanë se një grua ishte duke lindur në momentin e sulmit dhe se foshnja që vdiq ishte më pak se një vjeç.

Po ashtu zyrtarët bënë me dije se u shpëtua edhe një mjek. Sipas informacioneve paraprake, askush tjetër nuk është nën rrënoja.

 

 

Pas