Te Fundit

Tarifa e parkimit, pse u tërhoq LSI?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:43 - 11/11/15 |
b.f

Lëvizja Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka bërë një prapakthehu në kërcënimin e saj për të mos miratuar tarifat e parkimit të propozuara nga Bashkia e Tiranës. Pas dy orësh bisedime, LSI dhe PS kanë rënë dakord që tarifat për parkimin për rezidentët në zonën e tyre të jenë zero. Ja çfarë tha Shezai Rrokaj, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak për LSI-në. “Është në të drejtën tonë që ti japim fund këtij kaosi të trafikut i cili është rregulluar në mënyrën më kaotike për një qytet. Dhe që ka dhënë si kontribut vetëm 6 për qind të ardhura. Ne duam zero kosto për qytetarin në zonën  e tij. Këtu votojmë vetëm këtë lloj vendimi.”

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas